LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht shkoni në spital!

Nëse keni ndonjërën nga këto simptoma, urgjentisht shkoni në spital!

Simptomat më të lehta mund të jenë tregues të sëmundjeve më serioze, prandaj është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet që i pëson trupi juaj herë pas here

Ekspertët shëndetësorë kanë përpiluar një listë me simptomat të cilat mund të tregojnë për probleme serioze, dhe ato janë:


Nëse keni humbur shumë peshë në një periudhë të shkurtër kohore

Ka shumë arsye se përse mund të keni humbur peshë pa dashje. Humbja e papritur e peshës mund të ndërlidhet me stres emocional, çrregullim të ushqimit, depresionit, ose në disa raste edhe mund të tregojë se keni kancer, transmeton Telegrafi.

Ju bie të fikët

Zakonisht të fikët ju bie kur zvogëlohet rrjedha e gjakut të oksigjenuar në tru.

Nëse po keni probleme me këtë dukuri shpesh, keni parasysh se kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz shëndetësor, siç është diabeti, sëmundjet koronare të zemrës apo sëmundje neurologjike.

Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

Lodhja thjesht mund të jetë shenjë se jeni duke punuar më shumë se ç’mundeni. Si rezultat i kësaj, shpeshherë ju nevojitet shumë pushim.

Megjithatë, nëse nuk është kjo, lodhja mund të jetë simptomë e anemisë.

Gjithashtu, mund të jetë edhe sindromë e lodhjes kronike – e cila vjen si rezultat i infeksioneve bakteriale, mos balancimit hormonal dhe stresit.

Konsumimi i sasive anormale të ujit

Një ndër simptomat kryesore të diabetit është kur jeni vazhdimisht të etur. Nëse e gjeni veten duke konsumuar shumë ujë, menjëherë duhet ta vizitoni doktorin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori