LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, hiqni dorë nga këto tri gjëra

Nëse dëshironi të jeni të lumtur, hiqni dorë nga këto tri gjëra
-->

Të gjithë ndonjëherë ndihemi pa disponim, pavarësisht se nuk kemi arsye për t’u ndjerë keq.

Hulumtimet sugjerojnë se ka disa arsye për depresion dhe palumturi – siç është mos balancimi kimik, ndonjë ngjarje stresuese në jetë, ilaçet që mund të jemi duke i përdorur, etj.

Disa prej këtyre shkaktarëve nuk mund t’i kontrollojmë pa ndihmë profesionale, por ne definitivisht mund ta kontrollojmë nivelin e stresit në jetët tona, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë duhet t’i largojmë disa gjëra të caktuara që na rrethojnë në mënyrë që ta ruajmë paqen e mendjes.

Vetë-gjykimi dhe gjykimi i tjerëve

Gjykimi i vetvetes është rrugë drejt palumturish. Vetë-gjykimi na parandalon ta arrijmë potencialin e plotë dhe ka fuqi enorme destruktive. Ndaloni së përqendruari në dobësitë dhe zhvilloni forcat që i keni.

Gjithashtu nuk keni nevojë t’i gjykoni tjerët sepse vetëm krijoni negativitet të panevojshëm në jetë.

Fajet, pendimet dhe të kaluarën

Të gjithë bëjmë gabime – kështu e don jeta! Por, mos i lini ato gabime të mbesin në kokën tuaj dhe të ndikojnë në të ardhmen. E vetmja gjë që mund ta bëni është të mësoni nga këto gabime dhe të bëheni person më i mirë. Nëse mendoni se e keni bërë dikë të ndihet keq, kërkoni falje deh ecni tutje. Mos i leni pendimet nga e kaluara t’jua shkatërrojnë lumturinë.

Frika nga e panjohura

Të brengoseni për diçka të panjohur është në rregull. Por, duhet ta mbani mend se gjërat e mira ndodhin kur dilni nga zona e komfortit. Nëse keni dashur të provoni diçka për një kohë të gjatë, por keni pasur frikë – bëjeni atë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori