LAJMI I FUNDIT:

Nëse Chelsea do për trajner Julian Nagelsmannin, atëherë duhet të pres deri në verë

Nëse Chelsea do për trajner Julian Nagelsmannin, atëherë duhet të pres deri në verë

Roman Abramovich mund t’i duhet të pres deri në verë nëse e dëshiron Julian Nagelsmann si trajnerin e ardhshëm të Chelseat.

RB Leipzig nën drejtimin e Nagelsmann aktualisht qëndron e dyta në Bundesliga dhe janë të sigurt që trajneri i tyre nuk do të largohet në mes të sezonit.


Chelsea dhe RB Leipzig kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi së fundmi kanë arritur marrëveshje për Timo Werner dhe Ethan Ampadu.

Leipzig, megjithatë e ka një zëvendësim të gatshëm, i cili mund të vije nga Red Bull Salzburg, Jesse Marsch, por aktualisht nuk preferohen ndryshimet.

Frank Lampard me gjasë do të humbasë punën e tij si trajner i Chelsea nëse rezultatet dhe paraqitjet nuk përmirësohen menjëherë.

Lampard është nën presion të madh pas humbjes 2-0 kundër Leicester Cityt.

Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel, shihen si emra të tjerë që janë në listë të Chelseat.

Bordi i klubit është i vetëdijshëm se edhe trajnerët e tjerë të ri të Ligës Premier si Mikel Arteta i Arsenalit dhe Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United, kanë pasur periudha të vështira këtë sezon, por e kanë kthyer fatin në anën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori