LAJMI I FUNDIT:

Nëpër rrugët e Gostivarit gjatë muajit nëntor ka pasur një viktimë në 20 aksidente komunikacioni

Nëpër rrugët e Gostivarit gjatë muajit nëntor ka pasur një viktimë në 20 aksidente komunikacioni

Në nëntor, nëpër rrugët e rajonit të Gostivarit janë regjistruar gjithsej 20 aksidente rrugore, që krahasuar me vitin e kaluar është zvogëluar numri për katër, informojnë nga SPB Tetovë.

Një aksident trafiku ka pasur epilog fatal për një person (këmbësor), në dy nga aksidentet ka pasur tre të lënduar rëndë, ndërsa në gjashtë aksidente ka pasur gjithsej dymbëdhjetë persona të lënduar. Në aksidentet e regjistruara, 11 të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Sipas vendit të aksidentit, gjysma kanë qenë në vende të banuara, ndërsa gjysma tjetër në rrugë të hapur.


“Më shumë nga aksidentet, sërish kanë ndodhur në rrugët e Gostivarit, pastaj rrugët rajonale drejt Gradecit dhe Çegranit, magjistralen Gostivar-Kërçovë, autostradën Gostivar-Tetovë dhe në rrugë të tjera në këtë rajon”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Si arsye më të shpeshta për aksidentet janë – shpejtësia jo e përshtatshme, gjegjësisht shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i  përparësisë së kalimit.

Gjatë kontrolleve muajin e kaluar janë zbuluar 34 automjete teknikisht jo të rregullta, 102 automjete të paregjistruara, dy automjete me mbingarkim, si dhe 111 persona pa patentë shoferi dhe 31 shoferë-fillestarë të cilët nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjetin.

Kundërvajtjet e konstatuara në rreth 12 kontrolle aksioni dhe aktivitete të rregullta të nëntorit, janë mbyllur me 370 kundërvajtje, 396 urdhra pagesore të mandatit, me pesë leje përkohësisht të marra dhe 111 automjete të shkyçura nga komunikacioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori