LAJMI I FUNDIT:

Nëntë vende tinëzare ku qelizat kancerogjene fshihen

Nëntë vende tinëzare ku qelizat kancerogjene fshihen

Kanceri në lëkurë është kanceri më i shpeshtë në të gjithë trupin. Çdo vit, ka më tepër kancer të lëkurës se sa grumbullimi i kancereve të gjirit, prostatës, mushkërive dhe zorrës së trashë.

Ass.Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine


Trajtimi i kancerit të lëkurës jomelanomë është dhjetëfishuar. Nëse dermatologu juaj nuk i kontrollon këto vende atëherë keni nevojë për një mjek tjetër.

Skalpi – lëkura e kokës
Melanoma e skalpit dhe e qafës ka rrezik më të madh të mortalitetit specifik të melanomës në krahasim me melanoma në pjesët tjera të trupit.

Qepallat – kapakët e syrit
Pesë deri në dhjetë përqind e kancereve të lëkurës paraqiten në qepalla. Pyesni mjekun tuaj që bëjë një kontroll.

9-vende-tin-euml-zare-ku-qelizat-kancerogjene-fshihen_hd-780x439

Prapa veshëve
Edhe nëse keni flokë të gjatë, veshët tuaj (të cilët janë shpesh të lënë anash) kanë nevojë për krem kundër diellit.

Goja
Nëse keni një plagë/ulcerë që zgjatë mbi dy javë, kontrolli nga dermatologu apo stomatologu juaj.

Nën sqetulla dhe nyjet limfatike
Kur melanoma metastazon (shpërndahet), së pari paraqitet këtu.

Prapanicë
Edhe pse nuk ndiheni të rehatshëm për ta kontrolluar këtë pjesë, duhet ta bëni.

f58abd2c9faf1c19029ab870f2217bc3

Ijët – pjesa e poshtme e barkut
Nëse dermatologu juaj nuk e kontrollon këtë pjesë, atëherë pyesni. Nëse i duket i mundimshëm, gjeni një mjek tjetër.

Në mes të gishtave të këmbëve
Njëri ndër vërtetimet që marrim rrezatim diellor çdokund dhe kudo. Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me melanoma të shputave vdesin brenda 5 vitesh.

Nën thonj
Shkoni në kontroll pa ngjyra apo shkëlqime në thonj në mënyrë që mjeku juaj ta kontrollon atë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori