LAJMI I FUNDIT:

Nëntë muaj më vonë, hetimet për vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins janë drejt fundit

Nëntë muaj më vonë, hetimet për vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins janë drejt fundit

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe njoftoi së fundmi se hetimet për vrasjen e kinematografes Halyna Hutchins janë drejt fundit.

Reklama

Hetuesit thonë se ata po presin për të dhënat telefonike të Baldwin, të cilat Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk po ndihmon autoritetet e New Mexico për t’i marrë, tha zyra e Sherifit.

“Zyra e prokurorit të qarkut ka punuar me Suffolk County PD dhe avokatin e Baldëin për të marrë të dhënat e telefonit. Pasi PD Suffolk County të përfundojë ndihmën e saj të agjencisë dhe t’i dërgojë ato të dhëna te zbatimi i ligjit në New Mexico, detektivët tanë do të duhet t’i shqyrtojnë tërësisht ata telefona”, tha Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza.

Nga xhirimet e “Rust” (Foto: AP)

Kanë kaluar gati nëntë muaj që kur Baldwin qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins me një armë që duhej të përdorej në film. Ata ishin pjesë e një ekipi që filmonte “Rust” në periferi të Santa Fe.

Që atëherë, Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico gjobiti kompaninë e prodhimit të filmit për dështime në sigurinë e armëve të zjarrit.

Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins
Lexo po ashtu Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins

Familja e Hutchins ka paditur gjithashtu Baldwin dhe producentët e filmit.

Halyna Hutchins (Foto: Getty Images)

Por policia dhe prokurorët ende nuk kanë nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me akuzat e mundshme penale të lidhura me vdekjen e Hutchins.

Zyra e Mendozas tha të enjten se hetuesit duhet të shqyrtojnë një raport të marrë së fundmi nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të New Mexico. /Telegrafi/

Halyna Hutchins në kohën kur po luftonte me jetë (Foto: Arkiv)

Në trend Magazina

Më shumë
“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

Magazina
Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Magazina
I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

Magazina
Gati 20 vite pas skandalit me David Beckham - Rebecca Loos po jeton larg vëmendjes, e martuar me një doktor në Norvegji dhe nënë e dy fëmijëve

Gati 20 vite pas skandalit me David Beckham - Rebecca Loos po jeton larg vëmendjes, e martuar me një doktor në Norvegji dhe nënë e dy fëmijëve

Magazina
Dyshimet për

Dyshimet për "ndarje" nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova: Po të ndodhte diçka mes nesh, e gjithë Kosova do e merrte vesh

Magazina
Kalo në kategori