LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re”

Nënshkruhet marrëveshja për Termocentralin “Kosova e Re”

Mbahet sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ambasadori i SHBA-ve Gregory T. Delawie, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, CEO i kompanisë Countur Global Joseph Brandt dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore.


Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 11 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë, salla P38. /Telegrafi/