LAJMI I FUNDIT:

Nëna kritikohet për trajtimin me laser që ia bëri djalit 6 muajsh, ajo arsyetohet se është për të mirën e tij

Nëna kritikohet për trajtimin me laser që ia bëri djalit 6 muajsh, ajo arsyetohet se është për të mirën e tij

Nëna e dy fëmijëve, Brooke është detyruar të mbrojë vendimin e saj për t’iu nënshtruar trajtimit me laser për fëmijën e saj 6 muajsh, pasi ndau historinë me shfrytëzuesit e TikTok.

Gjegjësisht, Brooke zbuloi se djali i saj i vogël, Kingsley ishte diagnostikuar me sindromën Sturge-Weber, një çrregullim neurologjik që shkaktoi glaukomë në syrin e tij, por edhe një skuqje shumë të theksuar në një pjesë të fytyrës.


Kur ajo foli për vendimin e saj që Kingsley t’i nënshtrohej trajtimit me laser për të hequr shenjën e lindjes, ajo u quajt “mizore” dhe “abuzuese e fëmijëve”. Shumë e kritikuan atë se nuk donte të priste që Kingsley të rritej për të marrë atë vendim për veten e tij.

@brookecyn Reply to @abbietiktok1234 #greenscreensticker ♬ original sound – Brooke

Brooke zbuloi se po ndiqte këshillat e profesionit të mjekëve, “Nuk është se u zgjova një ditë dhe vendosa, “Hej, do të heq qafe shenjën e tij të lindjes, nuk mendoj se është i lezetshëm”. Unë mendoj se ai është djali më i bukur në të gjithë botën. Nuk ka dyshim për këtë”, shpjegon ajo në videon e saj në TikTok.

“Nuk më intereson shumë nëse ai ka një shenjë lindjeje në fytyrën e tij apo jo. Nëse nuk do ta dija se çfarë mund të ndodhte nga ajo shenjë e lindjes, do ta lija. Më duket e bukur sido që të jetë, më zemëron që njerëzit mendoj se kjo është vetëm për qëllime kozmetike”, tha ajo.

Brooke tha se ishte tepër e vështirë të shikoje djalin e saj duke kaluar nëpër të gjithë procesin. Ajo dokumentoi trajtimin e dytë me laser të Kingsleyt, në të cilin ajo vrapoi duke qarë gjatë procedurës dy minutëshe, ndërsa babai i Kingsley qëndroi me të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Fun
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Tentoi të kryej vjedhje në një kioskë në Argjentinë, punonjësja doli të ishte eksperte e arteve marciale – pendohet rëndë sulmuesi

Tentoi të kryej vjedhje në një kioskë në Argjentinë, punonjësja doli të ishte eksperte e arteve marciale – pendohet rëndë sulmuesi

Fun
Vjehrra

Vjehrra

Burri i ‘rrëmbyer nga alienët’ thotë se ka një dëshmitar që e ka parë ‘duke u kthyer’

Burri i ‘rrëmbyer nga alienët’ thotë se ka një dëshmitar që e ka parë ‘duke u kthyer’

Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Fun
Kalo në kategori