LAJMI I FUNDIT:

Nëna hedh fëmijët nga ndërtesa, pastaj u hodh edhe vetë – vdes njëri prej vogëlushëve në Gjermani

Nëna hedh fëmijët nga ndërtesa, pastaj u hodh edhe vetë – vdes njëri prej vogëlushëve në Gjermani

Në qytetin gjerman Saarbrucken ka ndodhur një tragjedi familjare ku humbi jetën një fëmijë tre vjeçar.

Gjatë natës nëna ka hedhur nga kati i parë i pallatit fëmijët e saj, njëri një vjeç dhe tjetri trevjeçar. Më pas ajo u hodh vetë dhe është në koma.


Një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, njoftoi policia gjermane.

Zëdhënësi i policisë, Frank Hasenberg tha se fëmijët janë hedhur nga një lartësi prej pesë metrash dhe se vajza ka pësuar lëndime të rënda në kokë, nga të cilat ka ndërruar jetë gjatë natës në spital.

Motra e saj e vogël ishte me fat dhe mbeti pothuajse e padëmtuar.

Hasenberg tha se gjatë natës policia mori telefonata nga fqinjët për zhurmën në banesë. Ai theksoi se ka të dhëna se gruaja ishte në një “urgjencë psikologjike”. /Telegrafi/