LAJMI I FUNDIT:

Nehat Çitaku shkëlqen në turneun prestigjioz

Nehat Çitaku shkëlqen në turneun prestigjioz

Njëri nga ikonat e ping pongut kosovar, Nehar Çitaku, ka dëshmuar se ende nuk e ka harruar zanatin e tij.

Nga 03-05 nëntor, në Gothenburg të Suedisë, u mbajt turneu prestigjioz “IFO Veteran Open”, në të cilin Çitaku pati paraqitje të shkëlqyeshme.


Fillimisht u paraqit në konkurrencën e çiftetve, ku luajti bashkë me sukdezin Hakan Wikstrom me të cilin në një konkurrencë shumë të fortë, arritën deri në finale.

Në betejën e fundit, ata u ndalën nga suedezët Johan Eriksson dhe Talis Olausson, të cilët fituan me rezultat 3:2.

Në ditën e dytë u zhvilluan garat në konkurrencën individuale, ku Çitaku po ashtu arriti deri në finale.

Në rrugën e tij deri aty, Çitaku fitoi edhe ndaj favoritit të turneut, japonezit Yukimuno Yukihito, ndaj të cilit fitoi me rezultat 3:0, e më pas edhe suedezin e njohur Rony Johansson.

Në finale, Nehati pësoi humbje nga norvegjezi Haugen Jon-Olav me rezultat 2:3.

Medalje të argjendtë Çitaku fitoi edhe në garën e çifteve meshkuj, që do të thotë në tri disiplina fitoi tri medalje të argjendta.

“Ishte një turne mjaft prestigjioz, në të cilin pjesëmarrës ishin veteranë nga vende të ndryshme, sidomos atyre nordike. Konkurrenca ishte mjaft e fortë, ndërsa organizimi shumë i mirë. Unë isha i vetmi pjesëmarrës nga Kosova dhe jam i kënaqur me paraqitjet, megjithëse isha shumë afër të fitoj edhe në ballafaqimet finale”, ka thënë Çitaku pas përfundimit të turneut.

Ai ka falënderuar MKRS për financimin që i mundësoi këtë pjesëmarrje, e cila ishte në kuadër të ftesës për projekte individuale për mobilitet dhe pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, me qëllim të afirmimit të sportit ndërkombëtar.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori