Negredo: Barca nuk u tregua e rrezikshme

Barcelona fitoi 2-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Cityt në Etihad Stadium, pasi Martin Demichelis u përjashtua për shkak se ndërhyri ndaj Lionel Messi, pavarësisht se kontakti ishte bërë jashtë zonës së penaltisë.
Messi pastaj shënoi nga pika e bardhë, nëntë minuta në pjesën e dytë, dhe Dani Alves shënoi një gol tjetër në minutën e fundit të takimit.
Por Negredo mbetet i bindur se City kishte bërë një paraqitje më të mirë deri në momentin e kartonit të kuq të Demichelis.
“Është një disfatë e vështirë pasi ai gol na vrau neve. Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme dhe kishim shumë shanse, por në fund humbëm 2-0”.
“Ne kishim më shumë tentime, ata kishim vetëm një goditje të Xavit në pjesën e parë, ata e kontrolluan ndeshjen, por ajo penalti dhe ai gol ndryshuan gjithçka”.
“Ne do të shkojmë në Camp Nou të luftojmë edhe pse e dimë se do të jetë shumë vështirë. Ne duhet të shënojmë gol të hershëm, të largojmë presionin dhe të mos pranojmë gol, por do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Negredo. /Telegrafi/














































