LAJMI I FUNDIT:

Nedvedi stampohet edhe në monedha, mund ta blini për një kauzë fisnike për ish-lojtarët çekë (Foto)

Nedvedi stampohet edhe në monedha, mund ta blini për një kauzë fisnike për ish-lojtarët çekë (Foto)

Futbollisti i Juventusit dhe Lazios, legjenda çeke e futbollit Pavel Nedved tashëm gjendet edhe në parë.  

Ish-futbollisti i Kombëtares çeke që kishte 91 paraqitje, shihet si një prej më të mëdhenjve në histori.


Ai e udhëhoqi Çekinë drejt gjysmëfinaleve të 2004.

Drejtuesi i Juventusit, tashmë 44 vjeç, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Itali, nga ku e ka fituar edhe Topin e Artë në vitin 2004.

Kur e fitoi Topin e Artë në vitin 2004

Me Bianconerët ai i ka fituar katër tituj kamponi, ndërsa qëndroi në Juve edhe pas skandalit të Calciopolit dhe pas pensionit iu dha një rol drejtues të klubi.

Lojtari i njohur është nderuar në vendlindje dhe një monedhë do të jetë për nderë të tij.

Ai do të jetë së bashku në këto monedha me shumë yje të Çekisë dhe dikur Çekosllovakisë.

Gjatë prezantimit

Aty janë edhe emra të mëdhenj si Ivo Viktor, Jan Lala, Karol Dobias, Miroslav Kadlec, Josef Masopust, Karel Poborsky, Antonin Panenka, Josef Kadraba dhe Zdenek Nehoda.

Të gjitha këto para që janë të hekurit (coins) kanë foton e lojtarit dhe nënshkrimin e tyre, ndërsa te ajo e Nedved është edhe Mbretëresha Elizabeth II,  e cila e hapi Euro ’96, ku Çekia luajti në gjysmëfinale.

Gjatë kohës sa luante në Kombëtare

Parat janë prodhuar për një fondacion ku me shitjen e tyre, parat e mbledhura do të shkojnë për lojtarët që kanë luajtur me Kombëtaren çeke dhe çekosllovake që nuk janë në gjendje ta mbajnë vetën pas  pensionimit.

Parat nuk mund të përdoren për shitblerje, por mund të mbahen si zbukurime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori