LAJMI I FUNDIT:

Në Zvicër gjenden rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në vitin 1968

Në Zvicër gjenden rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në vitin 1968

Mbetjet e një aeroplani që u rrëzua në Alpet zvicerane në vitin 1968 u gjetën në një akullnajë 54 vjet më vonë, njoftoi policia.

Mbetjet u shfaqën në akullnajën Aletsch, në pjesën jugperëndimore të kantonit Wallis, pranë majave Jungfrau dhe Monch.

Policia sqaroi se rrënojat u gjetën të enjten.

“Hetimi përcaktoi se këto ishin pjesë të një Piper Cherokee, regjistrimi HB-OYL, i cili u rrëzua më 30 qershor 1968. Puna e mëtejshme do të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Në aeroplan ishin një mësues, një mjek dhe djali i tij, të gjithë nga Cyrihu. Më pas u gjetën trupat e tyre, por jo mbetjet e aeroplanit.

Mbetjet u panë nga një udhërrëfyes ecjeje gjatë një prej turneve në zonë.

Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shkrirjes së akullnajave, rruga e ngjitjes ka ndryshuar kështu që tani kalon nëpër pjesën e malit ku ndodheshin rrënojat. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë

Botë
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Kalo në kategori