LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2015, Ronaldo kishte bërë top parashikime për pesë lojtarë – çfarë ndodhi me ta dhe ku janë tani?

Në vitin 2015, Ronaldo kishte bërë top parashikime për pesë lojtarë – çfarë ndodhi me ta dhe ku janë tani?

Nëntë vjet më parë, Cristiano Ronaldo ishte një superyll i Real Madridit, pak më shumë se gjysmën e një karriere të shkëlqyer në La Liga pas qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në Manchester United.

Pikërisht atëherë sulmuesi tani i Al-Nassrit i lartësoi këta pesë të rinj për madhështinë që do kishin në botën e futbollit.


Në sytë e Ronaldos, ishin Eden Hazard, Neymar dhe Paul Pogba që ishin ndër pesë yjet e rinj që pushtuan botën e futbollit.

Rio Ferdinand më në fund e zbulon se përse Henry dhe Ronaldo nuk flasin me CR7
Lexo po ashtu Rio Ferdinand më në fund e zbulon se përse Henry dhe Ronaldo nuk flasin me CR7

Martin Odegaard i Arsenalit  dhe sulmuesi holandez  Memphis Depay  kompletuan listën e tij.

Me të pesë në formë të jashtëzakonshme në vitin 2015 për klubet e tyre përkatëse, kthehemi mbrapa të shikojmë se ku kanë mbetur pesëshja.

Nisur nga Hazard, belgu u pensionua nga futbolli me t’i përfunduar kontrata me Real Madridin ku kishte një periudhë zhgënjyese shkaku i lëndimeve, duke u tërhequr si 32-vjeçar.

Gjërat për Pogban kanë shkuar si mos më keq, pasi është dënuar me katër vit për doping dhe duket se karriera e tij ka përfunduar.

Neymar e ka mbyllur karrierën në futbollin evropian verën e vitit të kaluar, duke kakuar te Al Hilal për 100 milionë euro, ndërsa aktualisht është i lënduar.

Depay është pjesë e Atletico Madridit, por jo një lojtar i rëndësishëm, ndërsa klubit iu bashkuar nga Barcelona, pas një periudhe fantastike te Lyoni.

Me t’u larguar nga Real Madridi, u mendua se karriera e Odegaard te Arsenali do shkonte si mos më keq, por nën urdhrat e Mikel Artetas, mesfushori ka shkëlqyer – duke u bërë kapiten i skuadrës dhe pjesë kyçe e strategjive të spanjollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori