LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 1952, mjegulla kishte mbytur për 4 ditë 12 mijë njerëz – zbulohet arsyeja

Në vitin 1952, mjegulla kishte mbytur për 4 ditë 12 mijë njerëz – zbulohet arsyeja

Më shumë se 150 mijë njerëz kanë përfunduar në spitale dhe shkencëtarët tani e dinë pse dhe si të parandalojnë ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Ndoshta në shikim të parë dhe është shumë e çuditshme që shkencëtarët po hetojnë se çfarë ka ndodhur në atmosferë më shumë se gjashtë dekada më parë, veçanërisht kur marrim parasysh se gjithçka po ndodh në atmosferën e Tokës në këtë kohë.


Megjithatë, nuk thuhet kot se historia është mësuesja e jetës dhe vetëm studimi i ngjarjeve të kaluara mund të ndihmojë të parandalohen katastrofa të ngjashme në të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit studiuan një mjegull vdekjeprurës që ra për disa ditë në Londër më 1952. Së pari u shfaq më 5 dhjetor dhe u zhduk katër ditë më vonë.

Mjegulla la 12 mijë njerëz të vdekur, rreth 150 mijë të tjerë përfunduan në spitale dhe askush nuk e di sa kafshë kanë ngordhur brenda atyre katër ditëve.

Disa vjet më vonë, ligjet më të rrepta të ndotjes së ajrit u miratuan, por vetë shkaku nuk është ndriçuar deri tani.

Renyi Zhang dhe ekipi i tij pranuan një punë të vështirë. Ata zbuluan se dyoksidi i azotit reagoi kimikisht me dyoksid squfurin relativisht duke prodhuar acidin vdekjeprurës sulfurik.

“Për një kohë të gjatë ka qenë e njohur se sulfatet janë një pjesë e madhe e mjegullës, dhe grimcat e acidit sulfurik janë prodhuar nga dyoksidi i squfurit që del nga oxhaku i shtëpive dhe termocentraleve të qymyrit”, tha Zhang, raporton Business Insider.
Ai gjithashtu vuri në dukje se deri më tani nuk ishte plotësisht e qartë se si dyoksidi i squfurit u konvertua në acid sulfurik.

Ata kanë identifikuar mekanizmat korrekte të reagimeve kimike dhe Zhang thotë se mjegulla natyrore endemike e Londrës përreth lumit Thames luajtën një rol të madh.

Nivelet e ngjashme të ndotjes ndodhin në Kinë, por asnjë rast i ngjashëm i mjegullës vdekjeprurëse nuk është raportuar deri më tani.

Studiuesit tani shpresojnë se të kuptuarit e shkaqeve të mjegullës vdekjeprurëse të Londrës do të ndihmojë qytetet e tjera të luftojnë kundër ndotjes. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori