LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë u mbajt ekspozita fotografike shpërblyese për Malin Sharr

Në Tetovë u mbajt ekspozita fotografike shpërblyese për Malin Sharr

Platforma ”Miqtë e Malit Sharr”, dje organizuan ekspozitë me fotografi të konkursit shpërblyes për fotografi më të mirë nga Mali Sharr, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç ekspozitës, vizitorët kishin mundësi që nga afër të njihen me aktivitetet e organizatave që janë pjesë e kësaj platforme, Institutin për zhvillim të bashkësive nga Tetova, Qendrën për edukim dhe zhvillim nga Tearca dhe klubin malor ”Luboteni” nga Tetova, qëllimi i të cilëve është shpallja e Malit Sharr, si park kombëtar, për tu mbrojtur biodiversiteti dhe pasuritë tjera të këtij rajoni.


Promovuesi kryesorë i këtyre aktiviteteve është Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM) nga Shkupi. Në këtë aktivitet u ekspozua edhe ushqim organik i prodhuesve të këtij rajoni të Sharrit./Telegrafi/