LAJMI I FUNDIT:

Në takim me Kurtin, kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

Në takim me Kurtin, kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Gregory Meeks, ka deklaruar se Serbia duhet t’i pranojë krimet që ka kryer dhe ta njohë Republikën e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili tash e dy javë është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Foto nga takimi

“Gjatë takimit u diskutua për pasojat për sigurinë e kontinentit të Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe për rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Kryeministri Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA
Lexo po ashtu Kryeministri Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA

“Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën. /Telegrafi/

Foto nga takimi

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori