LAJMI I FUNDIT:

Në Suharekë qytetarët shijuan tortën e madhe të Pavarësisë (Foto)

Në Suharekë qytetarët shijuan tortën e madhe të Pavarësisë (Foto)

Komuna e Suharekës me aktivitete të shumta ka shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Krahas aktiviteteve të ndryshme të organizuara për festën e pavarësisë qytetarët e Suharekës kanë pasur rastin të shijojnë edhe tortën e 10 vjetorit të pavarësisë, të cilën e kanë prerë solemnisht  kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, Shaqir Palushi.


Torta e madhe të pavarësisë është ekspozuar në Sheshin e qytetit “Fadil Vata”, ku gjithashtu për qytetarë janë shërbyer gratis edhe ushqime të tjera.

Aktivitetet kanë vazhduar me Koncertin festiv të pavarësisë që u mbajt në ambient të hapur në Sheshin “Fadil Vata”, ku ishin tubuar numër i madh i qytetarëve. Në këtë koncert kanë performuar emra të njohur të estradës kosovare si dhe solistë nga komuna e Suharekës.

Ndërsa në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut” u mbajt një orë letrare, në të cilën edhe u shpallën fituesit e konkursit letrar që u organizua me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori