LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Nju Jorkut shtrihen mbi 15 fëmijë me simptoma misterioze, dyshohet se kanë lidhje me coronavirusin

Në spitalet e Nju Jorkut shtrihen mbi 15 fëmijë me simptoma misterioze, dyshohet se kanë lidhje me coronavirusin

Më shumë se 15 fëmijë, ku më i riu është vetëm dyvjeçar, janë pranuar në spitalet e Nju Jorkut me simptoma misterioze të një sëmundje, që deri më tani as mjekët nuk po e dinë se për çfarë bëhet fjalë, por që duket se mund të ketë lidhje me coronavirusin.

Siç raporton New York Times, katër fëmijë kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, e raste të ngjashme ka edhe në Boston dhe Filadelfia, transmeton Telegrafi.


Në organizmin e fëmijëve ishte zhvilluar edhe sindroma e rrallë Kawasaki, që manifestohet me ndezje të arterieve për shkaqe të panjohura, por që shkakton infeksion të rëndë bakterial, ka njoftuar komisarja për shëndetësi e qytetit të Nju Jorkut, Oxiris Barbot.

Sipas saj, nëse kjo sëmundje zbulohet herët, zakonisht nuk shkakton pasoja afatgjate, në të kundërtën mund të shkaktojë pasoja të rënda që kanë të bëjnë me probleme të ndryshme në zemër.

“Katër fëmijë kanë rezultuar pozitiv në testin e sëmundjes që shkakton coronavirusin. 11 tjerë kanë rezultuar negativ, por gjashtë ishin pozitiv në antitrupa. Pesë fëmijë, mjekët janë detyruar t’i vendosin në respirator, por tani të gjithë janë mirë”, ka shtuar Barbot.

Mjekët e vendeve evropiane gjithashtu kanë dokumentuar se bëhet fjalë për simptomat e sindromës Kawasaki.

“Ende nuk jemi të sigurtë se çfarë konkluzionesh duhet të nxjerrim. Çdo ditë jemi duke mësuar se si po sillet COVID-19, jo vetëm me komunitetit e shëndetit publik, por edhe në aspektin klinik”, ka shtuar komisarja për shëndetësi e qytetit të Nju Jorkut.

Simptomat që duhen përcjellë përfshijnë temperaturën e lartë që zgjatë disa ditë, skuqja e syve, dhimbje në bark, ënjtje të këmbëve dhe duarve si dhe ngjyra e kuqe që shfaqet në gjuhë dhe gojë. Gjithashtu në këto simptoma përfshihen edhe te vjellat dhe diarreja.

Sindroma Kawasaki zakonisht trajtohet me imunoglobulinë dhe aspirinë. Fëmijët më së shpeshti kanë simptoma të lehta të coronavirusit. Megjithatë, Barbot thotë se ky lloj virusi në Nju Jork po sillet më ndryshe nga ai në Kinë.

“Për këtë arsye po shohim fëmijët me sindromën Kawasaki”, ka shtuar ajo.

Siç raporton New York Times, disa mjekët dyshojnë se reagimi i këtyre fëmijëve është në të vërtetë një reagim masiv dhe i dëmshëm i sistemit imunitar ndaj COVID-19, që mund të jetë një tregues se rreziku i coronavirusit të ri të bartet te fëmijët, është më i madh sesa që është menduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori