LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë e Albena Reshitajt për festën e Fitër Bajramit – deputetja e cila agjëroi çdo Ramazan që nga koha e rinisë

Në shtëpinë e Albena Reshitajt për festën e Fitër Bajramit – deputetja e cila agjëroi çdo Ramazan që nga koha e rinisë

Albena Reshitaj shquhet si një prej femrave më aktive në fushën e politikës.

Pavarësisht se ndan jetën mes dy profesioneve: stomatologjisë dhe aktrimit, ajo ka arritur që të ketë një karrierë të suksesshme edhe si ministre, dhe tani deputete e Kuvendit të Kosovës.


Teksa e shohim shpesh në intervistat e zakonshme, këtë herë deputetja Reshitaj në një paraqitje ndryshe për Telegrafin, tregoi anën tjetër të saj – atë të Albenës festive pranë familjarëve të aj në ditë të tilla si kjo e sotmja, që shënon festën e Fitër Bajramit.

Albena për Telegrafin tregoi fillimisht se është agjëruese e rregullt e muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi e ka edhe në traditë familjare.

“Unë agjëroj që moti. Por komplet Ramazanin e agjëroj nga shkolla e mesme e deri sot. Vij nga një familje ku gjyshërit e mi kanë qenë praktikues të devotshëm të fesë islame. Unë kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë sime me ta, me që kam qenë i vetmi fëmije në familje që kam refuzuar kategorikisht çerdhen”, tregoi Albena.

Albena Reshitaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, deputetja nga radhët e AAK-së tregoi se agjërimi gjatë këtij viti nuk ishte farë i vështirë për të.

Moti relativisht i freskët dhe gjendja shëndetësore e mirë ia mundësuar stomatologes dhe aktores së njohur, agjërimin sa më të lehtë të Ramazanit.

“Nuk ka qene aspak i vështirë Ramazani kësaj here. Mbaj mend gjate studimeve kur kam qenë e obliguar të studioj nga ora 07:00 e mëngjesit kur filloja mësimin në Fakultetin e Mjekësisë dhe vazhdoja pasdite në Fakultetin e Arteve deri në orën 18:00 në mbrëmje. Ajo ka qenë ndër kohërat më të vështira të agjërimit tim”.

Albena Reshitaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Fundi i Muajit të Ramazanit sot, ashtu si në krejt botën u kurorëzua me festën e Fitër Bajramit, e cila shënoi një ditë më ndryshe nga festa e vitit të kaluar, e cila u zhvillua e mbyllur në kushte të diktuara nga situata pandemike.

Reshitaj për Telegrafin tregoi se si kremtohet zakonisht festa e Bajramit në shtëpinë e saj te familja e gjerë.

“Fillimisht bëjmë Bajram me më të afërmit e familjes, duke i uruar më të mirat në jetë njëri-tjetrit. Nuk mungojnë ëmbëlsirat dhe bakllava e bërë nga duart e nënës sime. Kur gjyshja ishte gjallë së pari mblidheshim të gjithë tek ajo për ta uruar e prej se më ka vdekur gjyshja, me që babai im është vëllai më i madh në familje, ne presim vëllezërit e motrat e tij të vijnë tek ne për të na uruar festën e pastaj së bashku vazhdojmë me hirearki tek secili në shtëpi për t’i uruar. Dreka e Bajramit shtrohet në orën 12:00 dhe është shumë e veçantë. Zakonisht pula me pilaf është ajo që e mbizotëron tavolinën e shoqëruar me sallatë, tarator, speca, sos supe e deri të t’ambel-orizi , tortat dhe bakllavaja”, thotë deputetja e AAK-së për Telegrafin.

Festa e Bajramit në familjen e Albena Reshitajt (Foto: Telegrafi)

E krejt për fundit, Reshitaj jep një mesazh urimi për të gjithë lexuesit e Telegrafi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Të dashur besimtarë kudo që jeni, me Fat Fitër Bajrami kjo ditë e shenjtë dhe e begatë për të gjithë myslimanët. Falënderojmë Zotin që jemi të bekuar ta presim e përcjellim muajin e Ramazanit me lutjen që Zoti i madh të na ketë pranuar agjërimin. Ashtu siç na ka bërë më të afërt me njëri tjetrin, më solidar, më me sakrificë ky muaj i shenjtë, le të vazhdojmë ta kemi shembull të freskët këtë vepër që si popull sidomos në këto kohëra të vështira të punojmë për të mirën e përbashkët e për ta bërë Kosovën ashtu siç duhet. Të nxjerrim më të mirën nga vetja dhe të jemi ata shqiptarë që na njeh historia, ata që nuk durojnë nëpërkëmbjen, përkuljen ndaj të keqes e të padrejtës kombëtare. Të jemi ata shqiptarë që nuk durojnë mos-vlerësimin dhe nënçmimin nga kushdo ardhtë . Ti lutemi çdo ditë Sunduesit të madh të Gjithësisë të na e hap mendjen, të na e hap zemrën, të na jap forcën që të jemi të dobishëm për familjet tona, për kombin tonë! Me fat”, përfundon Albena Reshitaj. /Telegrafi/

Festa e Bajramit në familjen e Albena Reshitajt (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori