LAJMI I FUNDIT:

“Në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, “do të punojmë të sigurojmë jetë të qetë për të gjithë”, komunat në veri me kryetarë të rinj

“Në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, “do të punojmë të sigurojmë jetë të qetë për të gjithë”, komunat në veri me kryetarë të rinj

Të enjten, më 25 maj u përmbyll procesi i marrjes zyrtare të detyrës nga katër kryetarët në veri të vendit, në Mitrovicë të Veriut, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Në Mitrovicë të Veriut ceremonia e betimit të kryetarit Erden Atiq është kryer më 19 maj, gjersa në tri komunat tjera kryetarët u betuan të enjten.


Në katër komunat ku u betuan kryetarët e rinj ceremonia shkoi e qetë dhe pa asnjë incident, gjersa udhëheqësit e rinj premtuan se do të zbatojnë ligjin, do të ofrojnë shërbimet më të mira për qytetarët dhe do të punojnë në mënyrë që të sigurojnë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

Erden Atiq, pasi ishte betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim.

Me dhënien e betimit, si kryetari i Mitrovicës së Veriut, Atiq emëroi nënkryetare të komunës, Katarina Katarina Axhançiq.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetarja Katarina Katarina Axhançiq

“Ne me gjithë ekipin unë si kryetar shprehna se do të punojë për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim dhe pa diskriminim, angazhimin më të madh do ta bëjë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë e të bashkëpunojmë sa më mirë”, ishte shprehur ai.

I pyetur nga gazetarët se kur do të hapin urën e Ibrit, kryetari theksoi se do të punojnë në rregullimin e çdo problemit që kanë qytetarët.

Ndërkaq, të enjten e 25 majit u betuan edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe i Zveçanit, Ilir Peci.

Hetemi mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Leposaviqit pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit Komunal në Leposaviq.

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi gjatë ceremonisë së betimit

Ndërkaq, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili u betua në objektin e Zyrës komunale për komunitete në fshatin Çabër, tha se do të shkojnë në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Ai tha se të gjitha objektet që u takojnë qytetarëve dhe komunës, do të jenë në posedim të të gjitha dikastereve të drejtuara nga kabineti i tij.

Pas betimit, Zeqiri tha se është kryetar me kompetenca të plota kushtetuese dhe se do ta zbatojë ligjin e Kosovës në formën më të mirë të mundshme,

“Nuk do të thotë sot apo nesër, mirëpo do të shkojmë në Komunë të Zubin Potokut, do të jenë të gjithë objektet që i takojnë qytetarëve dhe komunës do të jenë në posedim të të gjitha dikastereve të drejtuara nga kabineti.

Nuk e shoh edhe aq shumë të rëndësishme ku dhe mbahet betimi, e shoh të rëndësishëm që së shpejti do të jenë në posedim, të gjithë at zyre dhe dikasteret do të drejtohen me ligjet e Republikës së Kosovës”, tha ai, kur u pyet se kur do të shkojë në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Ai tha kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore kanë kompetenca të plota kushtetuese.

“Ne jemi kryetarë me kompetenca të plota kushtetuese mirëpo do të jemi në harmoni të plotë me të gjithë faktorët relevantë që janë, edhe në komunë por edhe në qeverisje, unë do të zbatoj ligjin në formën më të mirë të mundshëm…Deri më tani mund të themi se marrëdhëniet etnike mes neve janë të mira, do të përpiqemi t’i bëjmë të shkëlqyera”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur se cilat do të jenë vendimet e para që do t’i marrë, Zeqiri tha se është në përpjekje të shtrijë komunikimin me shumicën serbe në këtë komunë.

“Unë dhe kabineti im jemi në përpjekje të shtrijmë një komunikim me shumicën serbe, meqenëse dihet situata e bojkotit. Jemi të hapur për të gjithë ata profesionistë të na bashkohen në kabinetin qeverisës, jam në pritje edhe një kohë të shkurtë do të presim do të ofertojmë, jemi të hapur, ani pse ndoshta gjatë procesit zgjedhor kanë bojkotuar, mirëpo ne jemi të hapur sikur të ishim bashkë të votuar….

…ashtu qysh edhe neve i kemi raportet etnike, po flas këtu si pakicë, unë uroj që një shumicë të dikastereve të drejtojnë serbët”, tha ai.

E ceremonia e betimit të kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci është mbajtur në shkollën “Isa Boletini”.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci

Në këtë seancë përveç kryetarit janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.

Pas betimit, kryetari i ri është deklaruar pranë varrit në Kullën e Isë Boletinit. Ai ka deklaruar se nuk ka marrë garanci nga Qeveria e Kosovës, për të shkuar në objektin e komunës. Ndërkohë, ka deklaruar se aktualisht do të vendosen në zyrën e komuniteteve në Lipë.

Peci u zotua se do të punojë për të gjithë.  “Unë e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punoj për të gjithë. Do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori