LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA rritje e konsiderueshme e helmimeve, pasi Donald Trump tha se COVID-19 mund të mbytet duke përdorur dezinfektues

Në SHBA rritje e konsiderueshme e helmimeve, pasi Donald Trump tha se COVID-19 mund të mbytet duke përdorur dezinfektues

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur rritje e konsiderueshme e helmimeve pas këshillave të Donald Trump, i cili sugjeron injektimin e dezinfektuesve për të trajtuar njerëzit me coronavirus.

Duke përmendur një rritje të konsiderueshme në thirrjet në Qendrën e Kontrollit të Helmimit në Illinois, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois, Dr Ngozi Ezike po u kërkon banorëve të shtetit që të mos konsumojnë kimikate pastrimi si një trajtim për coronavirusin, shkruan NBC.


Ezike tha se një person kishte përdorur dezinfektues për të vrarë virusin.

“Ka pasur thirre të konsiderueshme të thirrjeve në Qendrën e Kontrollit të Helmimeve në Illinois për shkak të ekspozimit ndaj dezinfektuesve”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Raportet nga e gjithë vendi u shfaqën shpejt për njerëzit që konsumojnë substanca pastrimi me shpresën për të kuruar virusin. Zyrtarët e kontrollit të helmeve në New York City thanë që thirrjet për dezinfektues u dyfishuan pas komenteve të presidentit.

Ezike iu bashkua qindra zyrtarëve të tjerë shëndetësorë duke u kërkuar njerëzve të mos konsumojnë kimikate, sepse janë të rrezikshme për shëndetin.

Vërejtjet e Trump shkaktuan një valë kritikash dhe deklaratave nga kompanitë që prodhojnë produkte të pastrimit shtëpiak duke u kërkuar klientëve të tyre që të mos konsumojnë substancat.

Presidenti Donald Trump gjatë kësaj jave deklaroi se ‘coronavirusi mund të mbytet për një minutë duke përdorur dezinfektues’.

Kjo shkaktoi zemërimin e demokratit Joe Biden i cili përmes Twitter-it iu drejtua qytetarëve duke i porositur që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“E pabesueshme kjo që po e them, por ju lutem mos përdorni zbardhues”, ka shkruar Biden.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se deklarata e Trump për coronavirusin është nxjerrë nga konteksti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori