Sonte me duelin Vëllaznimi - Sigal Prishtina që fillon nga ora 19:00, hapet xhiroja e XVIII të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli pritet të kalojë lehtë për ekipin e Sigal Prishtinës, që është duke kaluar stinorin me trajnerin e tretë të saj, Audrius Prakuraidis.


Për bardhekaltërit gjithashtu pritet të debutojnë përforcimet e reja të skuadrës.

Vëllaznimi para kësaj ndeshjeje ka bilanc 2-15, me fitore të vetme ndaj Kerasanit deri tani dhe të gjitha humbje. Ndërsa Sigal Prishtina udhëton në Gjakovë me bilanc të kundërt, si lider, me 15-2.

telegrafi sport app