Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës, gjatë periudhës një muajshe 15 shtator – 15 tetor 2021.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se në QNR po vazhdojnë aktivitetet e parapara me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja.
“Janë dy aktivitete të rëndësishme: numërimi i votave jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës; dhe hetimi i 10% të vendvotimeve të çdo komune, të cilat i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale”, u shpreh Elezi.
Ai shtoi se gjatë periudhës së votimit përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pakove të supozuara me fletëvotime.
“Pas vlerësimit dhe verifikimit nga shërbimi votues, brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime. Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga persona të njëjtë (168)”, u shpreh Elezi.
Tutje zëdhënësi i KQZ bëri të ditur se pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, në ekran do të shfaqet rezultati i tyre.
Duke folur për hetimin e 10% të vendvotime të çdo komune dhe që i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, Elezi theksoi se këto vendvotime që do të hetohen, e që në total janë 255 vendvotime dhe se të njëjtat janë përzgjedhur rastësisht dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.
“Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimit ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve. Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve. Sipas procedurës, nëse nga hetimi rezulton se ka ndryshime dhe votat nuk janë bartur në mënyrë të saktë, atëherë pas vendimit të KQZ-së do të hapet kutia e votimit për ta saktësuar gjendjen”, tha Elezi.
I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh.
Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre