Përfshirja e zyrtarëve policorë në afera korruptive dhe në abuzim të detyrës zyrtare sipas ekspertëve të fushës së sigurisë duhet të jenë një ndër shqetësimet kryesore të cilitdo zyrtar që do të vijë në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Dy policë që po e hetonin një rast në Kllokot dyshohet se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Qytetari ka raportuar se në deklaratën e tij policët nuk e kanë përfshirë kërcënimin që ka marrë nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit.
Me rekomandim të Inspektoratit zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar.
Mbi dyshimin për kanosje IPK ka rekomanduar suspendim edhe për një polici tjetër në Fushë Kosovë.
Pikërisht integriteti sipas Kreshnik Gashit nga “Birn” është fusha që më së shumti duhet të punojë drejtori që do të vijë në krye të Policisë.
“Integriteti, po flas këtu për numrin e madh të policëve të cilët janë duke rënë ndesh me ligjin janë duke u hasur në afera korruptive e po ashtu janë duke abuzuar me pozicionin zyrtar. Pra trendet e arrestimeve dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare prej Policisë së Kosovës janë duke u rritur”, ka thënë Kreshnik Gashi, Birn.

Njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe anti-droga sipas tij janë fushat që ka regres.
Megjithatë gjendje kritike për Gashin mbizotëron edhe në njësitin e krimeve ekonomike.
“Kritikën më të madhe e kam tek performanca e krimeve ekonomike, që janë njësia më e dështuar në Policinë e Kosovës. Kjo për shkak se këto njësi ende nuk kanë mbërri me i zhvillu kapacitetet e veta dhe me pasë vullnet me e luftu korrupsionin gjigand i cili konstatohet në vendin tonë. Krimet ekonomike merren me pare të imëta kisha me e quajt edhe me raste të vogla të korrupsionit”, ka shtuar Gashi.
Pikërisht për një rast që po vlerësohet se Policia ka dështuar të bëjë punën ka dhënë dorëheqje drejtori, Samedin Mehmeti.
Bëhet fjalë për dyshimet për dhunimin e një të miture 11 vjeçare në Prishtinë. Në vend të Mehmetit U.d. është zgjedhur, Fehmi Hoti.
Përzgjedhja e drejtorit të ri bëhet nga komisioni që themelohet nga Ministria e Brendshme. Kur nis ky proces nuk dihet, por me përvojën e të kaluarës njohës të sigurisë thonë se zakonisht drejtorët kanë qenë të ndikuar politikisht.
“Unë tek asnjë drejtor nuk kamë parë që e neglizhojnë punën por ata kanë qenë komplet të dirigjuar nga politika. Kjo mendoj që nuk është e shëndetshme dhe nuk i bënë mirë institucionit që ai e drejton”, ka theksuar Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë.

Pos kësaj Islami ka thënë se duhet të punohet më shumë në përmirësimin e kushteve të punës, pasi që policia e Kosovës e ka dëshmuar vazhdimisht se është ndër më të mirat në rajon me policët më të aftë./RTV Dukagjini/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr