LAJMI I FUNDIT:

Në prani të 200 mijë tifozëve, futbollisti kosovar ngritë Kupën e shtetit me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar (Foto)

Në prani të 200 mijë tifozëve, futbollisti kosovar ngritë Kupën e shtetit me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar (Foto)

Liridon Krasniqi ka vazhduar me suksese të mëdha në futbollin e Malajzisë.

Së fundmi, reprezentuesi i harruar nga Kosova, Liridon Krasniqi ka fituar Kupën e Malajzisë, ku me skuadrën e tij Kedah është përballur në finale me Selangor dhe e kanë mposhtur në penallti 6-5, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1.


Por djaloshi nga Vitia e Kosovës asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij dhe flamurin kombëtar.

Ndeshja finale është zhvilluar në prani të 100 mijë tifozëve dhe Liridoni ka festuar me krenari të madhe me flamurin kombëtar dhe atë të shtetit të tij Kosovës.

Në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi tregon arsyejen se pse festoi me dy flamurët.

“Unë jam shqiptar nga Kosova dhe jam krenar me këtë. Kjo finale është jashtëzakonisht e ndjekur dhe kanë qenë të pranishëm 100 mijë tifoz në stadium. Kam festuar me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i treguar të gjithëve rrënjët e mija, për t’i treguar se jam krenar me prejardhjen time”, deklaroi Krasniqi për Telegrafin.

liridoni111
Gjatë ekzekutimit të penalltive, Krasniqi dhe shokët e skuadrës duke u lutur për sukses

Në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, Krasniqi kishte edhe disa tifozë special, pasi të pranishëm në stadium ishte familja e tij e shenjtë, nëna me dy motrat.

“Ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme për mua të arrijë këtë sukses në prani të nënës dhe dy motrave të mija. Familja ime është gjithçka për mua dhe më ka dhënë gjithmonë forcë dhe motivim të arrijë suksese në futboll. Pa mbështetjen e tyre nuk do të isha ky që jam”, vazhdon tutje Liridoni.

Krasniqi është një ekzekutues i mrekullueshëm i penalltive dhe shënoi njërën nga gjashtë sa shënoi skuadra e tij në finale. Por gjatë gjithë kohës ai po lutej pasi është një praktikues i madh i fesë islame.

“Lutjet gjithmonë më japin forcë. Kur kam ekzekutuar penalltinë kam qenë i sigurt se do ta shënoi pasi gjithmonë kam ndihmën e zotit. Së pari i falënderohem zotit për këtë sukses, lutjet e shumta ai i dëgjoi dhe arritëm këtë sukses të madh me klubin”, tregon 24-vjeçari.

krasniqi-tifozet
Tifozët e skuadrës së tij Kedah, po mbanin flamurin Kombëtar në përkrahje të Liridon Krasniqit

Malajzia është një shtet me 31 milionë banor dhe djaloshi nga Kosova shumë nga ta ka arritur t’i bëjë për vete, duke bërë edhe çudira njerëzit në Malajzi dhe i kanë pagëzuar fëmijët me emrin ‘Liridon’.

“Për mua është kënaqësi e madhe që kam aq shumë tifozë. Këtu ndjehem si në Kosovë. Tifozët më duan dhe më respektojnë, gjithmonë ndalem bëjë foto me ta dhe qëndroj për ndonjë kafe. Këtu është jeta shumë e mirë dhe populli i Malajzisë është fantastik. Jam krenar që një djalë shqiptar nga Kosova ka bërë për vete shumë njerëz në Malajzinë e largët të cilët më parë nuk ia kishin idenë ku është Kosova”, u shpreh mesfushori nga Vitia.

krasniqi12124
Festa e Liridonit me shokët e skuadrës

Ai nuk është ftuar fare nga Përfaqësuesja e Kosovës në katër ndeshjet pas pranimit në UEFA e FIFA, por kjo gjë nuk e mërzitë Liridonin.

“Të them të drejtën natyrisht që dua ta përfaqësojë vendin tim, por për atë vendos trajneri. Unë jam në formë tejet të mirë ku kam shënuar mbi 10 gola dhe kam bërë afër 10 asistime. E imja është të jap maksimumin në fushë pastaj është trajneri që vendos nëse do të më ftoj ose jo”.

“Gjithmonë i ndjek ndeshjet e Kosovës me krenari dhe nëse jam i ftuar do të jap 100% nga vetja ime, por nëse nuk ftohem do të bëjë tifo për vendin tim”, tregon Krasniqi.

krasniqi
24-vjeçari duke festuar njërin nga golat e shumtë të tij këtë edicion në Malajzi

24-vjeçari ka tifozë të shumtë edhe në Kosovë pasi ata kanë kërkuar shpesh herë që djaloshi nga Vitia të ftohet në Përfaqësuese.

Mesfushori ka filluar karrierën e tij në akademinë e Bayern Munichut, por pastaj ka luajtur edhe në futbollin çek tek Slavia Pragës dhe Mlada Boleslav para se të transferohej në Turqi ku bëri karrierë tek Osmanlispor dhe Fethieyspor.

Që dy vite pjesë e futbollit në Malajzi, por duket se ai është familjarizuar atje dhe ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga elita e futbollit turk.

Liridoni do të qëndroj si duket edhe për disa vite në Malajzi, pasi synimi i tij është të bëhet edhe kampion në këtë shtet dhe të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/

krasniqifamilyy
Liridoni së bashku me nënën dhe dy motrat e tij pas triumfit në Kupën e Malajzisë

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori