LAJMI I FUNDIT:

Në ndeshjen ndaj Italisë, Jamie Vardy mbante këpucë të koleksionit ‘CR7’ dhe shënoi gol të bukur

Në ndeshjen ndaj Italisë, Jamie Vardy mbante këpucë të koleksionit ‘CR7’ dhe shënoi gol të bukur
(Foto: Getty Images)

Jamie Vardy shënoi një gol të bukur në ndeshjen miqësore ndërmjet Anglisë dhe Italisë që përfundoi baras (1-1) të martën mbrëma.

Sulmuesi i Leicester Cityt pranoi një top nga ekzekutimi i shpejtë i një gjuajtje të lirë nga mesfushori i Manchester Unitedit,  Jesse Lingard dhe e mposhti Gianluigi Donnarumman.

Mirëpo, përveç golit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley, vëmendje kanë tërhequr edhe këpucët që futbollisti kishte zgjedhur t’i mbathte në këtë takim.

Tifozët kanë vërejtur se Vardy nuk kishte mbathur këpucë të zakonshme të Nike, por ato të brendit të Cristiano Ronaldos.

Të gjitha lajmet për Jamie Vardy
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jamie Vardy

Sipas Daily Mail, arsyeja pse sulmuesi anglez i zgjodhi këto këpuce ishte një mosmarrëveshje me sponsorin e tij që po ashtu Nike.

(Foto: Getty Images)

Vardy i kishte dëmtuar këpucët e tij të zakonshme në ndeshjen ndërmjet Leicesterit dhe Evertonit (31 janar), ndërsa gjiganti i veshmbathjeve sportive i kishte ofruar këpucë me dizajn të ri.

Mirëpo, atij nuk i kanë pëlqyer këpucët e ofruara, prandaj vendosi t’i blinte vet dhe i ka zgjedhur ato të koleksionit të superyllit të Real Madridit.

(Foto: Getty Images)

Në fakt, ai i ka blerë disa palë të këtyre këpucëve dhe në nëntë ndeshjet e fundit i ka shënuar gjashtë gola me këpucët e reja që mbajnë logon ‘CR7’.

Kontrata e Vardyt me Nike skadon në fund të sezonit, ashtu që ekziston mundësia që t’i mbajë për një kohë të gjatë këpucët nga koleksioni i Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori