Në ndeshjen e barazhit, sulmohet ekipi i Supersport Kosovës nga tifozët e Dritës

Ekipi i Supersport Kosova që kishte udhëtuar drejt Drenasit për ta transmetuar ndeshjen e barazhit ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit, është sulmuar nga tifozët e Dritës ‘Intelektualët’.
Të paktën kështu ka thënë komentatori i këtij televizioni, Arbër Avdyli, i cili theksoi se nuk do të mund ta komentojnë ndeshjen pasi janë sulmuar tre kameraman dhe ekipi i tyre.
Drita dhe Flamurtari janë duke luftuar për biletën e fundit që dërgon në Superligë.

Nga
Telegrafi
02/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































