LAJMI I FUNDIT:

Në miqësoren Zurich – Aarau, shënojnë Benjamin Kololli e Liridon Balaj

Në miqësoren Zurich – Aarau, shënojnë Benjamin Kololli e Liridon Balaj

Zurich ka arritur të triumfoj me rezultat të thellë 5-1 në miqësoren ndaj Aarau, ku luajtën disa futbollistë shqiptarë.

Në këtë ballafaqim dy gola u realizuan nga futbollistët tani, që ishin edhe hapëse të këtij takimi.


Golin e parë ne ndeshje e realizoi anësori i Kosovës, Benjamin Kololli, me një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë.

Kurse golin e barazimit për Aarau e shënoi ish-anësori i Besës së Pejës, Liridon Balaj.

Ky i fundit ishte transferuar verën e kaluar te skuadra Aarau.

Në këtë ndeshje luajtën edhe Herkuan Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni për Zurichun, ndërsa te Aarau u paraqitën Ersan Hajdari, Donat Rudhani dhe Gentrim Uka.

Lavdim Zumeri (Zurich) dhe sulmuesi i njohur Shkëlzen Gashi (Aarau) nuk luajtën për shkak të dëmtimeve.

Liridon Balaj në aksion

Zvicra ka filluar me luajtjen e ndeshjeve miqësore, ndërsa në mes të muajit do të rifillojë kampionati. /Telegrafi/