LAJMI I FUNDIT:

Në mes të New Yorkut “billboard”-i promovon artisten shqiptare Ava Max: Senzacioni i ri botëror

Në mes të New Yorkut “billboard”-i promovon artisten shqiptare Ava Max: Senzacioni i ri botëror
Foto: Ava Max/Instagram

Artistja shqiptare Ava Max po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

“Sweet but Psycho” është kënga të cilën ajo e publikoi vitin e kaluar, dhe e cila i dhuroi shumë sukses dhe njohje ndërkombëtare.


Me këtë këngë, shqiptarja nga Saranda u rendit lart në top listat britanike dhe amerikane, teksa një sukses të tillë duket se po e shijon edhe solo projekti i saj i dytë, “So am I”.

Se po ngjitet suksesshëm drejt majave në tregun ndërkombëtar, këtë e vërteton edhe promovimi i jashtëzakonshëm që i është bërë së fundmi në një nga “billboard”-et e New Yorkut.

Ka qenë platforma “NadsDaq”, ajo e cila ka publikuar në sheshin “Times Square” të New Yorkut portretin e këngëtares shqiptare, duke i bërë një dedikim për suksesin e saj.

https://www.instagram.com/p/Bvmet0JFTyq/

“Duke u përfshirë në senzacionin global të muzikës Pop”, janë fjalët e shkruara për shqiptaren Ava Max.

Kjo e fundit, e lumtur nga ky sukses e ndau me ndjekësit një fotografi nga “billboard”-i i New Yorkut, duke treguar se sa e lumtur ndjehet për faktin që është promovuar në një ekran të tillë. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)