LAJMI I FUNDIT:

Në listën për deputetë të VV-së edhe katër aktivistët që ndodhen në arrest shtëpiak

Në listën për deputetë të VV-së edhe katër aktivistët që ndodhen në arrest shtëpiak

Disa nga partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në këtë listë të jenë edhe katër aktivistët e saj të cilët tash e disa muaj janë në arrest shtëpiak.


Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi do të jenë në garë që më 11 qershor të marrin votat për deputetë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.
I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.
Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!⁠⁠⁠⁠ /Telegrafi/