LAJMI I FUNDIT:

Në listën e 13 serialeve më të mira ndërkombëtare të vitit listohet edhe “Countrymen” i regjisorit shqiptar Izer Aliu

Në listën e 13 serialeve më të mira ndërkombëtare të vitit listohet edhe “Countrymen” i regjisorit shqiptar Izer Aliu

Revista me renome ndërkombëtare, Variety, ka bërë publike listën e 13 serialeve më të mira ndërkombëtare të vitit.

Rezultati i këtij viti i serialeve dhe shfaqjeve më të mira televizive ndërkombëtare — të përzgjedhura nga Variety, ekipi i korrespondentëve globalë – ka disa hyrje në gjuhën angleze, por shumica dërrmuese janë një testament i tregimeve të pasura që vijnë nga tregje si: Spanja, India dhe Korea.


Pjesë e listës së përzgjedhur është edhe një serial norvegjez, regjisor dhe skenarist i së cilit është shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për regjisorin Izer Aliu, i cili jeton dhe vepron në Norvegji dhe është realizues i këtij seriali me kompaninë e prodhimit Banijay Right.

Foto: Credit: Mohamed Chakiri

Në kastin e aktorëve të këtij seriali është edhe një aktor shqiptar, Arben Bala, i cili në serial luan rolin e personazhit me emrin “Lilyhammer”.

“‘Countrymen’ është një serial norvegjez komedi/krimë i krijuar dhe shkruar nga Izer Aliu (“Hunting Flies”) dhe Anne Bjørnstad (“Lilyhammer”, “Beforeigners”). Seriali flet për katër burra me plane të dyshimta që shpërngulen në një fermë në fshat dhe bëhen themeluesit e biznesit të parë të prodhimit të djathit hallall në Norvegji, pak a shumë kundër vullnetit të tyre. E promovuar nga Banijay Rights, shfaqja u prodhua nga label-i norvegjez i Banijay Rubicon për transmetuesin NRK dhe bashkëprodhuar nga ARTE France. Seriali me tetë pjesë, i cili fitoi çmimin e shkollës së mesme në festivalin Canneseries, ka në kastin e tij aktorët: Nader Khademi (“Ninjababy”), Ayaz Hussain (“Kasim Bæder”), Jonas Strand Gravli (“Ragnarok”) Arben Bala (“Lilyhammer” ) dhe Erika Strand Mamelund. – Elsa Keslassy”, shkruhet në njoftimin e Variety.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë pasi e njëjta revistë raportoi për listë e ngushtë të nominimeve për çmimet “Oscars 2022”, ku në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” garon edhe filmi nga Kosova, “Zgjoi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori