LAJMI I FUNDIT:

Në Leverkusen ka filluar festa, rrugët dhe shtëpitë stolisen kuqezi – Bayer sot mund të shpallet kampion për herë të parë në histori

Në Leverkusen ka filluar festa, rrugët dhe shtëpitë stolisen kuqezi – Bayer sot mund të shpallet kampion për herë të parë në histori

Bayer Leverkusen sot pret Werder Bremenin në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës së Gjermanisë.

Ndeshja fillon në ora 17:30 dhe është më e rëndësishmja në histori të klubit që vjen nga qyteti i Leverkusenit.


Kjo pasi një fitore ia siguron matematikisht titullin e kampionit, që ky klub dhe qytet e pret prej viti 1904.

Bayer Leverkusen është pesë herë nënkampion i Gjermanisë, duke mos arritur ta fitojë asnjëherë edhe pse ishte shumë afër.

Qyteti sot është në atmosferën e festës, ku shumë shtëpi dhe rrugë janë stolisur me ngjyrat kuqezi të klubit.

Bayer Leverkusen arriti ta dominojë kampionatin, duke marr 24 fitore dhe katër barazime në 28 ndeshje.

Skuadra që drejtohet nga Xabi Alonso është në garë edhe në Ligën e Evropës, ku ka fituar takimin e parë ndaj West Ham, ndërsa do të luajë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë me Kaiserslautern.

Lider në fushë është Granit Xhaka që u bashkua me klubin në afatin kalimtar të verës nga Arsenali, duke u konfirmuar si në një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin gjerman.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Dumfries flet për pankartën e papërshtatshme që mbajti gjatë festës: Jam futbollist që e dua rivalitetin në futboll

Serie A
Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Man Utd i hapur t'i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori