LAJMI I FUNDIT:

Në komunën e Istogut 49 zyrtarë me kontratë mbi vepër, 28 të jashtëligjshëm

Në komunën e Istogut 49 zyrtarë me kontratë mbi vepër, 28 të jashtëligjshëm

Komuna e Istogut ka angazhuar 49 zyrtarë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, ku janë identifikuar dobësi në 28 raste, periudha e angazhimit të zyrtareve është më i gjatë se sa afati i përcaktuar me rregulla, mbi gjashtë muaj.

Kështu ka evidentuar si dobësi Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2017 në komunën e Istogut.


“Në tri raste komuna nuk ka zbatuar ndonjë procedurë të rekrutimit konform kërkesave ligjore, dhe pagesat mujore për këta zyrtarë, në asnjë rast nuk kanë të bashkangjitura dëshmi apo raport për të verifikuar se janë realizuar apo pranuar shërbimet konform kontratës”, thuhet në raport.

Dobësitë e identifikuara rezultojnë me mungesë të mirëfilltë të konkurrencës dhe cilësi të dobët të shërbimeve të ofruara, ndërkohë që në mungesë të kontrolleve komuna rrezikon rritje të pa planifikuar të këtyre shpenzimeve që mund të ndikojnë në mos realizimin e objektivave tjera të përcaktuara, thuhet më tej në raport.

ZKA rekomandon kryetarin e komunës së Istogut se duhet të sigurojë se duhet të sigurojnë se janë marrë masa për të ndërprerë praktikën e lidhjes së kontratave pa procedura të rekrutimit dhe kohëzgjatja e këtyre marrëveshjeve të bëhet në përputhje me legjislacionin përkatës.

Sipas Ligjit për Shërbimin Civil, emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta”, të cilat i nënshtrohen Ligjit për detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar po ashtu si mangësi në vendosjen e kritereve tek aktiviteti i prokurimit “Mbikëqyrja e projekteve kapitale”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori