LAJMI I FUNDIT:

Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!

Madhësia varet nga klima dhe gjenetika, por edhe nga një gjë tjetër

Shikoni se në cilat vende femrat kanë gjoks të madh, mesatar dhe të vogël…


Gjokset e grave janë simbol i pjellorisë dhe feminitetit dhe ndryshojnë në madhësi dhe formë. E ndërsa disa meshkuj adhurojnë gjoksin e madh, ka edhe nga ata që preferojnë gjoksin më të vogël.

A keni menduar ndonjëherë se si është situata në botë kur bëhet fjalë për madhësinë e gjoksit? Cili vend kryeson dhe cila është mesatarja?

Një ekip studiuesish u përpoqën të ofronin një përgjigje për këtë pyetje, duke renditur madhësinë mesatare të gjoksit në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Sipas statistikave, gratë në Norvegji ishin në krye të shkallës me një madhësi mesatare të gjoksit nga C deri në D.

Luksemburgu, Islanda dhe SHBA zunë tre vendet e radhës, me gjoks të përmasave C, ndërsa gratë në Mbretërinë e Bashkuar dolën të pestat, përsëri me një mesatare C.

Ndërkohë, femrat në Vietnam kishin gjoksin më të vogël sipas analizave të studiuesve, me një madhësi AA. Studiuesit nga worlddata.info gjithashtu mblodhën informacione mbi indeksin mesatar të masës trupore (BMI) për gratë në secilin vend dhe zbuluan se vendet me një BMI mesatare më të lartë kishin gjithashtu gjoks më të madh.

“Gjoksi i grave përbëhet kryesisht nga indi dhjamor dhe gjëndrat. Forma e gjirit gjithashtu varet jo vetëm nga gjenetika, por edhe nga përmbajtja e yndyrës dhe përbërja e indit lidhës”, thanë studiuesit.

Kur ata analizuan pse ka dallime kaq të habitshme midis madhësive të gjoksit në vende të ndryshme, studiuesit arritën në përfundimin se duhet të varet nga gjenetika dhe klima.

“Më thonë se kam gjoks të bujshëm, por dua që të jenë edhe më i madh”. Ka paguar 33 mijë euro për operacionet dhe nuk ka ndërmend të ndalet
Lexo po ashtu “Më thonë se kam gjoks të bujshëm, por dua që të jenë edhe më i madh”. Ka paguar 33 mijë euro për operacionet dhe nuk ka ndërmend të ndalet

“Në rajone veçanërisht të nxehta, trupi konsumon sasi shumë më të mëdha energjie në mënyrë që të ftohet dhe të mbajë funksionet e trupit në ekuilibër. Gjinjtë përbëhen kryesisht nga indet yndyrore, d.m.th. nga rezervat e energjisë së trupit. Nëse energjia zhduket shpejt nga trupi nuk mund të formojë indin dhjamor”, shtuan ata. /Telegrafi/