LAJMI I FUNDIT:

Në Japoni edhe varret janë hi-tech: Shihni se si gjendet i vdekuri aty! (Foto)

Në Japoni edhe varret janë hi-tech: Shihni se si gjendet i vdekuri aty! (Foto)

Teknologjia është një nga sektorët që lëviz ekonominë japoneze, një vend ku rregullat janë shumë të ndryshme nga ato për të cilat ne jemi mësuar. Madje edhe varrezat janë të prekur nga teknologjia.

Një varrezë teknologjike sot, do të ishte e papërfytyrueshme në një vend konservator si i yni, të paktën në lidhje me të vdekurit.


Tri ditë i humbur në pyllin me plotë ujq dhe arinj, 3-vjeçari mbijeton falë asaj që kishte në xhep (Foto)
Lexo po ashtu Tri ditë i humbur në pyllin me plotë ujq dhe arinj, 3-vjeçari mbijeton falë asaj që kishte në xhep (Foto)

Por në Japoni, një vend ku edhe uji është shumë teknologjik, nuk mund të kumbisnin mundësinë që të transformonin edhe varrezat në diçka që duket më shumë si një klub nate, për mënyrën tonë të të parit të gjërave.

Çështja më e mahnitshme është se i gjithë sistemi respekton të vdekurit dhe të afërmit e tyre ende pas humbjes së jetës.

Le të shohim se si funksionon

v111

Japonia është një vend që ka një sërë problemesh me popullsinë, veçanërisht në lidhje me lindjet.

Fëmijët janë më pak në numër dhe të moshuarit më të shumtë. Më herët për varret e paraardhësve kujdeseshin fëmijët, por kur nuk janë atje, për fat të keq, ata mbulohen nga barërat e këqija. Por ky problem nuk ishte vetmi. Shpesh pasardhësit nuk kanë para mjaftueshëm që të paguajnë njerëz të posaçëm që të kujdesen për varret.

Varreza më e madhe në botë, aty ku “një vend” kushton tremijë euro (Video)
Lexo po ashtu Varreza më e madhe në botë, aty ku “një vend” kushton tremijë euro (Video)

Në kuadër të kësaj lindi ideja e krijimit të varrezave hi-tech, diçka që është vërtetë e pabesueshme.

Personat zgjedhin që të varrosen në një nga këta vendet, të cilat në thelb janë mure të pafundme, të mbuluara nga statujat e Budës dhe ngjyrat e ndryshme. Nuk kanë emër të vdekurish, nuk ka data, por vetëm dija se në njërën pas këtyre statujave është hiri i të dashurit tënd.

Po si gjendet i vdekuri?

v222

Në kohën e vdekjes dhe varrimit, të afërmeve iu jepet një kartë magnetike, të cilën duhet ta mbajnë me vete kur të shkojnë që ta vizitojnë të afërmin e vdekur.

Në momentin që fut kartën ngjyra e dhomës ndryshon dhe një statujë e veçantë do të dalë duke u dalluar nga të tjerat dhe ky është pikërisht i dashuri juaj.

Kështu do të keni mundësinë edhe që të luteni për të vdekurin. Ky është një sistem që kursen hapësirën dhe kushton pak, për të përkujtuar një të dashur edhe për ata të cilët më parë nuk kishin mundësinë që të udhëtonin larg tek varrezat tradicionale për ta kujtuar.

Gjëja me e pabesueshme është se ndërkohë që një sistem i tillë duket vetëm për të varfrit, përkundrazi familja që kanë më shumë të ardhura financiare, janë të lumtur që ekzistojnë vende të tilla. /gsh/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Interesante
Kalo në kategori