Në emër të unitetit, Biden e vendosë në kokë kapelën e Trumpit që ia dha një mbështetës i republikanit

Presidenti amerikan Joe Biden ka bartur për pak çaste në kokë kapelën me emrin e Trumpit gjatë eventit përkujtimor, me rastin e 23-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.
Ai po vizionte zjarrfikësit në Pennsylvania në afërsi të vendit ku njëri nga katër aeroplanët u përplas, kurse Shtëpia e Bardhë njoftoi se vendosja e kapelës së Trumpit ishte gjest uniteti, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet Biden duke pasur një bisedë miqësor me një mbështetës të Trumpit, me të cilin shkëmbeu kapelën.
Mjaftoi ky veprim i Biden që përdoruesit e rrjetet sociale të vërshojnë me komente nga më të ndryshmet.
“Faleminderit për mbështetjen Joe”, thuhet në një postim ku Biden mbante kapelën e republikanit.
Një tjetër thoshte se në debatin e të martës, “Kamala ishte aq e dobët sa që Biden vendosi të bartë kapelën e Trumpit”. /Telegrafi/



















































