LAJMI I FUNDIT:

Në Egjipt zbulohen 13 arkivole të lashta

Në Egjipt zbulohen 13 arkivole të lashta

Arkeologët kanë zbuluar 13 arkivole prej druri, 2500 vjet të vjetra, në nekropolin Saqqara të Egjipt

Sipas Ministrisë Egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, koleksioni i arkivoleve u gjet i grumbulluar në majë të njëri-tjetrit në pjesën e poshtme të një boshti varrimi 36 metra të thellë.


Ekspertët që analizojnë sarkofagët – të cilat janë ruajtur shumë mirë – kanë arritur në përfundimin se arkivolet e varrimit kanë mbetur të mbyllura në mënyrë të përsosur qëkur u varrosën.

Ekspertët besojnë se Saqqara ishte aktive si vend varrimi për rreth 3000 vjet.

Shumë prej varreve të tilla jenë grabitur më parë, megjithatë veçantia e këtij zbulimi është se 13 arkivolet janë plotësisht të paprekura.