LAJMI I FUNDIT:

Në Business Leaders Day, do të flas Mike Ogilvie i njohur si ‘Njeriu i Profitit’

Në Business Leaders Day, do të flas Mike Ogilvie i njohur si ‘Njeriu i Profitit’

Në Business Leaders Day, e cila do të mbahet më 24 nëntor në Prishtinë, do të jetë ligjërues edhe Mike Ogilvie, i cili në Britani të Madhe quhet edhe si “Njeriu i profitit”. Ogilvie do të flet edhe për mënyrat se si të rritet fitimi i kopanisë por do të tregoje dhe për mënyrat që duhet t;i ndjekin menaxheret e bizneseve për të qenë të suksesshëm. Mike Ogilvie nj një intervistë të shkurtër para mbajtjes së “Business Leaders Day”, tregon se për çfarë do të flasë.

Më 24 nëntor në Prishtinë ju jeni folësi kryesor i “Ditës së Liderëve të Biznesit, profiti, shitja dhe suksesi”. Cilat do të jenë mesazhet tuaja kryesore për komunitetin e biznesit në Kosovë?
Mos lejoni që dikush të ju tregojë se fitimi nuk është një zgjedhje. Padyshim që fitimi është një zgjedhje. Unë do t’ju tregoj se cilët janë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen tuaj për të qenë shumë i suksesshëm ose jo. Nëse jeni të vendosur të jeni të suksesshëm, atëherë mezi pres të ju takoj.

Në Britani të Madhe ju quheni “Njeriu i profitit”, pse?
Sepse kjo është e gjitha për të cilën unë flas. Unë jam i pasionuar në lidhje me rritjen e fitimit, më saktësisht fitimit tuaj.
Së shpejti ju do të takoheni me disa nga menaxherët më të suksesshëm të biznesit nga Kosova. Cilat mendoni se janë problemet më të mëdha të menaxherëve në ditët e sotme? Ata mendojnë se nuk mund të ndikojnë në situatën e tyre. Unë do të ndaloj çdo mendim negativ që e bën biznesin tuaj të duket si mall dhe viktimë e progresit në botë. Unë dua që të ketë sa më shumë njerëz që krijojnë vende të reja të punës, dhe sa më pak njerëz të cilët kërkojnë punë.

Ne e dimë se një nga shqetësimet kryesore të çdo pronari të biznesit është se si të krijojnë një kulturë të orientuar drejt fitimit brenda punonjësve të kompanisë. A mund të na tregoni se si i trajnoni menaxherët për të arritur këtë?

Me disa metoda shumë të thjeshta, por më lejoni të përmbledh këtë duke ju sfiduar që të bashkoheni në fushatën time kundër mediokritetit. Çështja është të jeni të shkëlqyeshëm dhe brilant, dhe jo të mërzitshëm dhe të mjaftueshëm sikurse shumë biznese tjera në treg.

Në një nga intervistat tuaja për Bloomberg ju shpjegoni se pse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë më shumë për markat si Apple, Starbucks, Pandora etj. A mund të na tregoni diçka për këtë? Për çfarë do t’i trajnoni menaxherët në Kosovë?

Nëse dëshironi që njerëzit të flasin për ju, duhet t’u jepni atyre diçka për të folur, mundësisht diçka pozitive. Bashkohuni me mua për shumë shembuj zbavitës dhe shikoni se sa e thjeshtë është të jeni të suksesshëm. Të jeni të suksesshëm është e thjeshtë, por e vështirë.

Si munden kompanitë të rrisin fitimin e tyre?

Është e thjeshtë. Ejani në konferencë dhe mësoni se cili është “Grabitësi i Fitimit” më i madh në shumicën e bizneseve.

Kush duhet t’i bashkohet konferencës në nëntor?

Të gjithë ata që punojnë shumë dhe janë të determinuar të jenë të suksesshëm. Pjesëmarrës nuk do të jetë askush që është vetëm i interesuar të jetë i suksesshëm, unë dua që ata persona të jenë të vendosur për të qenë të suksesshëm. /Telegrafi/

Për më shumë informata rreth konferencës dhe aplikimit klikoni këtu.