LAJMI I FUNDIT:

Në Australi, shqiponjat po i shkatërrojnë dronët (Foto)

Në Australi, shqiponjat po i shkatërrojnë dronët (Foto)
A wedge-tailed eagle or eaglehawk (Aquila audax) -- Australia's largest bird of prey -- named 'Nonami' takes to the open air for the first time near Taronga Zoo in Sydney on December 16, 2008. Four-year-old 'Nonami' was donated to the zoo in 2008 and is being trained to star in Taronga Zoo's daily Free Flight Bird Show. AFP PHOTO/Torsten BLACKWOOD (Photo credit should read TORSTEN BLACKWOOD/AFP/Getty Images)

Në pjesën perëndimore të Australisë, që nga viti 2014 janë shkatërruar nëntë dronë.

Shqiponjat s’po i lejojnë fluturaket e shtrenjta (deri në 15 mijë euro), që të kryejnë xhirime apo matje nga lart. Nuk dihet nëse këto shpezë kanë frikë nga pajisjet elektronike, po i konsiderojnë cenuese të territorit, apo është thjeshtë një lojë, transmeton Telegrafi.


“Problemi ynë më i madh janë shqiponjat, që po na i rrëmbejnë dronët dhe po i shkatërrojnë në tërësi”, ka thënë Rick Steve, i cili manipulon me këto pajisje sipër një miniere ari.

Të njëjtin problem e kanë edhe mbrojtësit e një pylli në St Ives, të cilët për një kohë të gjatë e kontrollojnë hapësirën me anë të dronëve.

Në përpjekje që t’i kamuflojnë, dronëve u janë vënë krah që të duken si zogj, por as kjo nuk po del të jetë efikase.

Meqenëse janë specie në zhdukje, shqiponjat mund të vazhdojnë edhe më tutje të sulmojnë dronët dhe askush të mos e ndalojë këtë gjë. /Telegrafi/

Dron i kamufluar si zog
Dron i kamufluar si zog