LAJMI I FUNDIT:

Në 50-vjetorin e themelimit, ministri Çeku: U kemi borxh të madh balerinëve ndërtimin e një objekti ku BKK sjellë në skenë shfaqjet e tyre

Në 50-vjetorin e themelimit, ministri Çeku: U kemi borxh të madh balerinëve ndërtimin e një objekti ku BKK sjellë në skenë shfaqjet e tyre
Foto: Screenshot/Facebook

Ditën e djeshme (e diel) është shënuar 50-vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë ditë të veçantë u organizuan një sërë shfaqjesh te ndryshme, e madje u soll në skenë edhe “Halili dhe Hajria”.


Për këtë ka pasur një reagim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullla Çeku, i cili theksoi se duhet ndërtuar një objekt ku Baleti mund të sjellë në skenë shfaqjet e tyre të mahnitshme.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):

“Gjysmë shekulli i Baletit Kombëtar të Kosovës u kremtua sonte me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, na dhuruan emocione të fuqishme krenarie dhe na shpërfaqën shembullin se si ngritet një institucion me pasion, këmbëngulje e denjësi.

Mbi të gjitha, edhe sonte u vërtetua që ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme.

Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarje ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit, nderimin e brezit të parë të balerinëve e balerinave dhe mbylljen e mrekullueshme me të ardhmen e vendit tonë, balerinët e balerinat e reja që na dhanë emocion të veçantë me performancën e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori