LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon renditja e miliarderëve, Gates përsëri njeriu më i pasur në botë

Ndryshon renditja e miliarderëve, Gates përsëri njeriu më i pasur në botë

Ish-shefi dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates e ka tejkaluar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos në listën e njerëzve më të pasur në botë, për herë të parë në më shumë se dy vjet.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut, përcjell Telegrafi, Gates u ndihmua pjesërisht nga Pentagoni kur u njoftua në 25 tetor se ishte vendosur të kontraktohej një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh me Microsoftin.


Aksionet e Microsoft janë rritur që nga 4 për qind, duke sjellë pasurinë e Gates në 110 miliardë dollarë. E nga ana tjetër, aksionet e Amazon ranë me rreth 2 për qind.

Pasuria e përgjithshme e Bezos aktualisht është 108.7 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar, Gates shkurtimisht u rendit i pari në listë, pasi Amazon njoftoi se kishte humbur fitimet për herë të parë në dy vjet. /Telegrafi/