LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i pabesueshëm fizik i Clarence Seedorf në moshën 45 vjeçare: Duket më mirë se kur luante futboll

Ndryshimi i pabesueshëm fizik i Clarence Seedorf në moshën 45 vjeçare: Duket më mirë se kur luante futboll
(Foto: Screenshot/alanews)

Futbollisti i dikurshëm holandez, Clarence Seedorf, ka arritur formë fenomenale edhe pas largimit nga futbolli, madje mund të thuhet se tash ka fizik më të mirë se kur ka qenë lojtar aktiv.

Ish-ylli i Ajaxit, Real Madridit, Interit dhe Milanit, ka marrë pjesë në evenimentin e organizuar nga Gold’s Gym në Milano, ndërsa me këtë rast i ka demonstruar disa ushtrime që e mbajnë në formë fantastike.


“Më shumë sesa pamja fizike, do të doja që të më kishin zili për atë që kam në kokë, sepse vetëm kjo më lejon t’i bëj të gjitha gjërat që bëj për t’u ndier mirë. Të gjithë, nëse duan, mund të arrijnë rezultate dhe të duken mirë fizikisht”, është shprehur katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve.

Për ish-mesfushorin mosluajtja nuk është arsye për të anashkaluar stërvitjet, edhe pse jo gjithmonë është lehtë që të gjejë motivimin.

Seedorf ushtron në palestër me Van Dijk
Lexo po ashtu Seedorf ushtron në palestër me Van Dijk

Holandezi 45 vjeçar për këtë arsye në mënyrë alternative angazhohet në ushtrimet në plazh dhe në palestër. Veç kësaj, luan tenis, golf, ndërsa me raste merret edhe me boks.

Seedorf është baba i katër fëmijëve (tri vajza dhe një djalë), ndërsa pasi u largua nga futbolli aktiv filloi të angazhohej si trajner. Ai ka drejtuar skuadra, si Milan, Shenzhen, Deportivo La Coruna, dhe ka qenë përzgjedhës i Kamerunit. /Telegrafi/

(Foto: Leggo.it)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori