LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime te Prishtina, Zekirija Ramadani largohet nga posti i trajnerit

Ndryshime te Prishtina, Zekirija Ramadani largohet nga posti i trajnerit

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i Prishtinës, pasi ai dhe kampionët aktual kanë ndarë rrugët.

Trajneri që e ktheu Prishtinën te titulli pas tetë vitesh nuk e nisi mirë sezonin aktual, duke bërë që kryesia e klubit të mendojë ndryshimin e tij.


Prishtina aktualisht është në vendin e gjashtë në renditje me 17 pikë pas 13 ndeshjesh.

Ndeshjen e fundit Prishtina barazoi me Gjilanin si mysafir edhe pse kishte epërsinë dhe një lojtar më shumë në fushë.

Ramadani më parë ka qenë trajner te Trepça ’89 dhe Feronikeli, ku po ashtu e ka fituar titullin e kampionit./Telegrafi/