LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në sezonin e ri në EuroLeague

Ndryshime në sezonin e ri në EuroLeague
(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kampionati Evropian i basketbollit për meshkuj, EuroLeague, do të bëhet me 18 skuadra pjesëmarrëse sezonin e ardhshëm, nga 16 që ka pasur deri më sot. Ky është një nga vendimet e marra pas takimit mes Shoqatës së Lojtarëve, të zhvilluar në Milano në ditët e kaluara.

Në atë takim u vendos gjithashtu, sigurisht pas një marrëveshjeje të arritur, edhe data e fillimit të sezonit të ri të EuroLeague që do të jetë më 3 tetor, ndërkohë që gjithçka do të mbyllet më 9-10 prill të vitit 2020 – transmeton Top Channel.


Një ndryshim është edhe data e fazës së ‘Final Four’, e cila afrohet me një javë në krahasim me tri sezonet e fundit. Kështu, ‘Final Four’ i sezonit të ardhshëm do të luhet më 21-24 maj të vitit 2020, në Athinë.

Në sezonin aktual janë përcaktuar tashmë skuadrat që do të luajnë në fazën ‘play off’, ku bien në sy ekipe si Fenerbahce, CSKA e Moskës, Real Madrid, Barcelona apo Panathinaikos.

Faza ‘play off’ e EuroLeague do të nisë javën e ardhshme dhe do të mbyllet më 30 prill/1 maj, nëse ndonjëra prej përballjeve do të shkojë në ndeshjen e pestë.