Në një nga paraqitjet më emocionale të një sportisti, kohët e fundit, Andy Murray njoftoi në një konferencë për shtyp përpara fillimit të Australian Open se po i jep fund karrierës prej tenisti.

Gazetarët, madje as duke e ditur se çfarë do të ndodhë, i kërkoi lojtarit më të mirë britanik të të gjitha kohërave se si ndihet pas të gjitha problemeve që ka pasur vitin e kaluar.

“Unë nuk jam mirë …” u përgjigj Murray duke befasuar të gjithë të pranishmit në konferencë.

Ai shikoi në dysheme, me nervozizëm u përpoq të thoshte diçka tjetër dhe pastaj u ngrit nga tavolina dhe doli nga salla. Ai u kthye pas pak çaste, kërkoi falje dhe vazhdoi.

“Jo, unë nuk jam mirë. Jam në gjendje të keqe, kam dhimbje të mëdha dhe kjo zgjat njëzet muaj. Kam bërë dhe kam provuar gjithçka që ta shëroj kërdhokull e këmbës, por asgjë nuk më ndihmoj. Unë jam më mirë se para gjashtë muajve, por po ndjej ende dhimbje. Kjo po më lëndon shumë dhe është shumë e vështirë për mua”, tha ai.

Tenisti që për momentin renditet në vendin e 230-të të renditjes tabelore të ATP, pohoi se më nuk mundet dhe po pensionohet

“Shikoni, unë mund të luaj me injeksione për një kohë. E bëra këtë më parë, por dhimbja nuk po më lejon të shijoj stërvitjet, përgatitjet, ndeshjet dhe gjithçka që unë dua në tenis. Duhet të ndalem sepse nuk mund të luajë dhe të mendoj se kur dhimbja do të më ndalet. Ndoshta mund të luajë edhe në Wimbledon, sepse ky është një turne ku do të doja t’i them lamtumirë, por sinqerisht nuk e di nëse mund të arrij atë turne”, ka thënë britaniku.

Të gjitha lajmet rreth Andy Murrayt Të gjitha lajmet rreth Andy Murrayt

Andy Murray do t’i japë fund karrierës si lojtari më i suksesshëm britanik i të gjitha kohërave. Tenisti 31-vjeçar deri më tani ka fituar tre Grand Slam, një US Open dhe dy Wimbledon.

Ai gjithashtu fitoi dy medalje të arta dhe në vitin 2015 i solli Britaninë e Madhe titullin e Kupës Davis. /Telegrafi/