LAJMI I FUNDIT:

Ndodh në një shkollë amerikane: Mësuesi tentoi të lëshonte pamje historie, shfaqet pornografi

Ndodh në një shkollë amerikane: Mësuesi tentoi të lëshonte pamje historie, shfaqet pornografi

Një mësues në një shkollë në Dearborn të SHBA-së, duke dashur të lëshonte një video për nxënësit e tij, në të cilën deshi të shfaqte diçka tjetër, ka lëshuar një video pornografike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mësuesi ishte duke tentuar të lëshonte një video rreth një ngjarje në historinë amerikane, kur papritmas në ekran u shfaqën pamjet e tilla.


David Mustonen, drejtor i komunikimit në shkollën e Dearborn, ka thënë se mësuesi po përpiqej të hynte në një video nga një faqe interneti në një kompjuter në distriktin shkollor, i cili ishte i lidhur me një projektor.

Është e paqartë saktësisht se si u shfaq video, por Mustonen tha se nuk ka dëshmi se dikush i kishte “luajtur lojën” mësuesit. /Telegrafi/