Gjatë vitit që lëmë pas janë arrestuar tetë zyrtarë korrektues, ndërsa në proces të hetimeve është një numër shumë i madhi i tyre, ka njoftuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili e pranon se nëpër burxhet po vazhdon të ketë kontrabandë me substanca narkotike e përdorim të telefonave.
Sipas tij, në vitin 2020, do të hapet ferma e pulave dhe një fabrikë e ujit, ku do të angazhohen shumë të burgosur, ndërkohë thekson se është arritur të rehabilitohen të burgosurit dhe të marrin profesione të ndryshme.
Në Qendrat Korrektuese në Kosovë janë rreth 1,800 persona të cilët janë duke mbajtur dënimin për vepra të caktuara.
Thaçi në një intervistë për KosovaPress, deklaron se gjatë vitit 2019, kanë ngritur kapacitetin për bashkëpunim me institucionet tjera, siç janë Policia e Kosovës dhe agjencionet tjera të sigurisë.
Ai po zotohet se si Shërbim Korrektues i Kosovës, kanë ulur shpenzimet për një milion euro gjatë vitit që lëmë pas, duke rehabilituar të burgosurit.
“Duke kursyer këtë buxhet, ne kemi arritur që të rehabilitojmë të burgosurit dhe t’iu japim profesione të ndryshme për shkak se të gjitha punimet dhe renovimet që janë kryer në objektet tona, janë kryer nga të burgosurit, të cilët fillimisht janë trajnuar për atë punë e pastaj i kanë përfunduar këto trajnime. Që në dy fushat mjaft mirë kemi përfunduar. Karakterizohet Shërbimi Korrektues për marrëdhënie ndër-rajonale që i kemi drejtuar me shtetin fqinj”, thotë ai.
Thaçi pohon se në burgjet e Kosovës po vazhdon të ketë kontrabandë me substanca narkotike, e po ashtu edhe me përdorimin e telefonave, e në raste të tilla sipas tij, masat e ndëshkimit janë të mëdha si për të burgosurit, ashtu edhe për zyrtarët korrektues të cilët po e mundësojnë kontrabandën.
“Ne kohë pas kohe bëjmë bastisje të shumta, arrijmë të kapim kontrabanda të ndryshme, sidomos te vizitorët, familjarët kur të vijnë në vizitë tek të burgosurit e tyre. Ne shpesh hasim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësitin e Intelegjencës që e kemi, që të marrim informacione. Po është e vërtetë që ende kemi kontrabandë, por jo në masën siç ka qenë më herët. Kur është në pyetje telefoni, ne në shumicën e burgjeve tashmë e kemi të instaluar kamerat apo ndaluesin e valëve, prandaj në shumicën e vendeve telefoni është i pa përdorshëm”, shton ai.
Ai foli edhe për suspendimin e disa zyrtarëve korrektues, që siç thotë ka pasur dyshime që kanë qenë të involvuar në kontrabandë.
“Ka pas prej ikjeve të burgosurve deri tek keqpërdorimi ku ka pasur dyshime që zyrtarët korrektues kanë qenë të involvuar në kontrabandë… Tash është një proces hetimor ku nuk kisha dashur të komentojë për shkak se nuk kemi ende një verdikt final të gjykatës, nëse flas më shumë mund t’i lëndoj dy pjesë edhe procesin e hetimit, edhe të individit i cili është cak i këtyre hetimeve… Të arrestuar kanë qenë tetë, ndërsa në proces të hetimeve është një numër shumë i madh”, thekson ai.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, disa herë kishte ripërsëritur kërkesën se duhet të ndërtohet një spital brenda sistemit të burgjeve.
Pavarësisht kësaj, Thaçi thotë se shërbimet shëndetësore në burgje janë të mira, derisa ai nuk i arsyeton ankesat e të burgosurve. Drejtori i burgjeve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se gjatë vitit 2020 presin që të aprovohet Ligji për Shërbimin Korrektues.
“Presim nga Qeveria dhe Kuvendi që të aprovojë Ligjin për Shërbimin Korrektues, se vërtetë pothuajse është bërë e pamundur funksionaliteti i këtij institucioni pa ligj, kjo është në çdo të dytën dhe të tretën ditë të punës duhet të ballafaqohemi me rregullore të ndryshme, me ligje të ndryshme, të cilën secili e gërsheton në punën”, përfundon ai.
Derisa në Kuvendin e Kosovës, vitin e kaluar është diskutuar për kthimin e pakove ushqimore, Thaçi thotë se në këtë mënyrë do të motivohen të burgosurit për keqpërdorim e kontrabandë.
Ai po zotohet se në vitin 2020, do të hapet ferma e pulave dhe fabrika e ujit ku do të angazhohen të gjithë të burgosurit./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nënkryetari i Prishtinës: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin
Kultivonte kanabis në një shtëpi në Malësi të Madhe, arrestohet 23-vjeçari, pronari në kërkim
Në “Gazivodë” të Zubin Potokut janë vjedhur dy panele solare dhe pika matëse të nivelit të ujit
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj