LAJMI I FUNDIT:

“Ndihem mrekullueshëm, jam shumë i lumtur”, fjalët e para të Brojës pas kalimit te Fulhami

“Ndihem mrekullueshëm, jam shumë i lumtur”, fjalët e para të Brojës pas kalimit te Fulhami

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ka kompletuar kalimin te Fulhami nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Fulhami arriti të fitojë garën me klubet tjera të interesuara angleze për shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, pas bisedimeve të stërzgjatura me Blutë.


Zyrtarizimi i Brojës erdhi vetëm pas mesnatës, si një huazim deri në fund të sezonit 2023/24.

Pas zyrtarizimit, 22-vjeçari do të kërkojë të ndikojë këtu, ngjashëm si më parë në skuadrën holandeze Vitesse dhe te Southamptoni në Ligën Premier.

Zyrtare: Armando Broja, lojtar i ri i Fulhamit
Lexo po ashtu Zyrtare: Armando Broja, lojtar i ri i Fulhamit

“Ndihem mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët dhe menaxherin dhe të luaj për tifozët”, ka thënë fillimisht Broja.

“Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në Craven Cottage dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë”.

“Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori