LAJMI I FUNDIT:

Ndeshjet e nëntorit, gjasat e Kosovës, ndikimi i pandemisë dhe Superkupa – komenti i Marmarinos

Ndeshjet e nëntorit, gjasat e Kosovës, ndikimi i pandemisë dhe Superkupa – komenti i Marmarinos
(Foto: basketbolli.com)

Në muajin nëntor, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë dhe Islandës në kuadër të parakualifikimeve për ‘Kupën e Botës 2023’. Këto dy ndeshje do të zhvillohen në Bratisllavë të Sllovakisë.

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, i cili ka parë nga afër ndeshjet e Reload Superkupës, ka folur për sfidat e nëntorit.


“Do të mundohemi të kemi paraqitje sa më të mirë në çdo ndeshje. Ne e dimë se nuk do të jetë lehtë, por do të japim maksimumin”, deklaroi në fillim Marmarinos duke folur pastaj për ndikimin e pandemisë në basketboll.

“Pandemia ka ndikuar në mbarë globin. E kemi parë edhe NBA, por edhe në të gjithat ligat, ku rezultatet nuk kanë qenë të pritura. Ne do të japim më të mirën tonë”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për ndeshjet që i pa në Kosovë. “Ndeshjet ishin mjaft interesante dhe kompetetive. Kishte shumë rivalitet në fushë. Më pëlqeu një lojtar, por nuk do t’ia them emrin”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Por, cilat janë gjasat e Kosovës për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm. “Ne do të hyjmë ndeshje pas ndeshje dhe nuk do të mendojmë kualifikimin tani. Do të mundohemi të japim më të mirën. Sigurisht se nuk është lehtë, pasi shtatë muaj nuk ka pasur basketboll dhe kjo ndikon te lojtarët dhe tek të gjithë”, nënvizoi Marmarinos.

Kosova do të grumbullohet në Sllovaki më 23 nëntor, derisa ndeshjen me sllovakët do ta zhvillojë më 26 nëntor, kurse më 28 nëntor ballafaqohet me Islandën, takim që po ashtu zhvillohet në Sllovaki.

Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Islandën.

Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që ndeshjet e nëntorit të grupit të Kosovës të zhvillohen në Sllovaki, kurse më pas do të vendosë se ku do të zhvillohen ndeshjet e muajit shkurt të vitit 2021.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori